Hetimet për CEZ/DIA, Meta në SPAK: Telenovelë, u rihap nga një kallëzues i rremë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur këtë të mërkurë (8 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Meta është paraqitur në SPAK lidhje me hetimet për aferën CEZ-DIA. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë kreu i PL-së, i cili në një deklaratë për media, u shpreh se kjo është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë dhe është rihapur në 2019.
“Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe dhunë në familje”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




