Kusari: Kurti nuk ka ndryshuar rrugë nga Lëvizja Vetëvendosje

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “VV”, Mimoza Kusari Lila, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i saj, Albin Kurti, sot Kryeministri, nuk ka ndryshuar nga ajo çfarë kanë menduar kur ishin në opozitë, por sipas saj kanë ndryshuar rrethanat dhe situata në Kosovë.
“Kurti nuk ka lëvizur nga rruga e tij, por natyrisht kanë ndryshuar realiteti dhe rrethanat, edhe ne Kosovë në aspektin politik, por edhe në pozicionin e Lëvizjes “VV”. Më parë “VV” ishte parti opozitare sot është parti në pushtet që jo vetëm i duhet të identifikoi problemin sikurse bënte në opozitë por edhe ta gjej zgjidhjen për të”, theksoi Kusari në emisionin “3D”.
Për këtë znj. Kusari tregon bindje kur thotë se, derisa ne jemi duke folur, edhe Kosova është në një proces Vetëvendosje tashmë.
“Ajo çfarë ka më shumë rëndësi për Kryetaren e Grupit të “VV” nuk është thjesht dialogu me Serbinë, por sipas saj “më e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës dhe për gjithë banorët e Kosovës është se duhet të fokusohemi në komunikimin e ndërsjellët me komunitet në Kosovë, dhe jo të jetë Serbia faktori dominant në raportin e Kosovës me qytetarët e saj.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




