Kusari: Asociacioni, nuk ka asgjë te finalizuar deri pranverën e ardhshme

Politikë | 3 vite më parë

Kryetarja e Grupit të Lëvizjes VETËVENDOSJE, në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, deklaroi në emisionin “3D” në RTSH1 se, “aktualisht sot nuk ka diçka të finalizuar në procesin e asociacionit dhe nuk mund të presim diçka të finalizuar deri në pranverën e vitit të ardhshëm”.

Sipas znj. Mimoza Kusari Lila ka qenë e pamundur Asociacioni më parë, sepse përfaqësuesit serb kanë qenë të gatshëm për tu tërhequr nga institucionet apo për të përshkallëzuar situatën.

Formimi i Asociacionit do të ishte thuajse fatal për sovranitetin dhe integritetin e vendit duke krijuar rrethana që do vendosej, përfaqësuesit serb do të mbanin një referendum apo një formë tjetër të organizimit në kuadër të shtetit tonë.

 “Në kohën kur kemi pasur dhe përfaqësues serb, kanë pasur vetëm interesin e Serbisë dhe të cilët në secilin moment kanë qenë të gatshëm për të shkaktuar përshkallëzim apo për tu tërhequr nga institucionet”, u shpreh Lila.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme