Përplasja fizike me deputetin e PD, Vullnet Sinaj merret në pyetje nga SPAK

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti socialist Vullnet Sina është pyetur  nga SPAK nga agjentët e BKH për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Bledion Nallbati.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pas përplasjes në Kuvend me deputetin demokrat, Bledion Nallbati.

Deputeti Sinaj pasi doli nga SPAK u deklarua për median se’ ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Sinaj.

Kujtojmë se sot, Nallabi është shprehur se nuk e ka prekur me dorë Sinajn, por veproi në kushtet e vetëmbrojtjes.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme