Burimi: Pse nuk ngrihen komisionet hetimore? Gjikondi: Pse ato janë arsyet e thyerjes së karrigeve?

Situata politike në vend është acaruar, ku opozita nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentar e epo ashtu edhe komisioneve, duke paralajmëruar për agravim të mëtejshëm të aksionit të tyre në rast se do të vijohet të mos pranohen kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.
Në një lidhje me Skype për emisionin “3D” më RTSH, gazetari Genc Burimi u shpreh se është e drejta e deputetëve në momentin që 35 prej tyre kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor.
“Shqipëria sot ka një problem të madh, keni një problem sot në parlament dhe vazhdoni akoma me Berishën. Nuk e kuptoj pse humbni kohë me Berishën, çpunë kanë shqiptarët me Berishën. Ke një problem në Parlament, 25% e deputetëve kanë të drejtë të krijojnë një Komision hetimor. Ke një formacion politik i cili në koalicion ka marrë 500 mijë vota. E ke në Kushtetutë që 35 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë komision hetimor”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Brizida Gjikondi u shpreh se nuk është kjo arsyeja e vërtetë e aksionit të opozitës. Sipas saj, ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë problemet e tij në Parlament.
“Ju mendoni që është vërtetë arsyeja e komisioneve hetimore që në Parlament po thyhen karrige, vazo me lule epo qëllohet me grusht?”, deklaroi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




