“Do i isha kthyer njësoj!” Halit Valteri për incidentin Nallbati-Sinaj në parlament

Politikë | 3 vite më parë

Seanca plenare e së enjtes u anulua, pasi deputetë të dy krahëve rivalë i përshkallëzuan tensionet politike deri në dhunë fizike.

Veprimet e deputetëve, socialistit Vullnet Sinaj dhe demokratit Bledion Nallbati, u komentuan në studion e emisionit “Jetë shqiptare” në RTSH 1.

Ish-deputeti Halit Valteri tha se po t’i kishte ndodhur e njëjta skenë me gjasë do të ishte përgjigjur si z. Sinaj, i cili u godit nga z. Nallbati pasi ky i fundit e priti dhunshëm heqjen e mikrofonit para tij.

“E para nuk do të vinte të më shtynte. As do i shkonte ndër mend, por nuk do ta kisha lënë. Po të më sulmonte do i isha kthyer njësoj. Unë jam mysliman, e para. Për sa kohë në këtë botë kemi ardhur të barabartë, nuk do ta lejoja dikë të ngrinte dorë mbi mua. A ka bërë mirë? Unë them ka bërë njëqind herë mirë. Personave u duhet treguar edhe vendi kur shkojnë të cenojnë tjetrin, përndryshe edhe seancën tjetër do të vazhdojë pafundësisht kjo gjë,” u shpreh z. Valteri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme