Arben Pëllumbi: Problemet e PD-së nuk zgjidhen me rregulloren e Kuvendit/ Mazhoranca nuk do ta lejojë bllokimin e funksionimit të Parlamentit

Deputeti i Partisë Pëllumbi duke analizuar situatën e tensionuar ditët e fundit në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh se e gjithë kjo nis nga një “non-grata”, që e ka përshkallëzuar situatën.
I ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH, Pëllumbi u shpreh se i gjithë aksioni politik i PD gjithë këtë kohë ka qenë, bojkot, djegie mandatesh dhe dhunë ndaj institucioneve.
“ Establishmenti kryesor i PD-së, në gjithë këtë periudhë ka një qasje jo të mirë me institucionet, dhunon, djeg mandatet dhe bojkoton”.
Sipas z. Pëllumbi është kjo situatë e tensionuar politike brenda PD-së, dhe ku tentojnë ta sjellin në Parlament këtë frymë që të bllokojnë funksionin e tij. Por sipas tij, kjo mazhorancë nuk do të lejojë asnjëherë që kjo situatë të pamundësojë punën e Institucioneve.
“Pavarësisht aksionit politik nga opozita, pavarësisht mosdakordësive politike që ka me mazhorancën, nuk duhet të bllokohet funksionimi i Kuvendit të Shqipërisë. Sigurisht që mazhoranca nuk do ta lejojë këtë gjë. Do funksionojë normalisht punimet e kuvendit”, u shpreh Pëllumbi.
Ndër të tjera ai tha që këto probleme të pazgjedhura mes Bashës dhe Berishës nuk mund të zgjidhen nga rregullorja e Parlamentit.
“Gjithë problemet e sotme që ka Partia Demokratike,z.Berisha dhe z. Basha, kongrese, konventa, duan që ti sjellin këto në Kuvend, dhe mazhoranca akuzohet sot nga dyja palët se nuk dëshiron të bëhet pjesë e saj. Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë , Kryetarja e Kuvendit, nuk mund ti zgjidhi dot hallet e kësaj force politike”, u shpreh ai.
Më tej z. Pëllumbi ka shpjeguar dhe pretendimet që kanë sot deputetët e Rithemelimit , që sipas tij problemi që ka PD-ja me mosnjohjen e njëri-tjetrit e bënë të pamundur që të jepet zgjidhe nga Kuvendi.
“Lufta e brendshme politike që ka PD ka ndikuar dhe në mënyrën sesi ata po bëjnë politik. Njëri grup sillte kërkesë për interpelancë , grupi tjetër sjell kërkesë për mocion me debat, dhe grupi tjetër sillte kërkesë për komision hetimor. Pra gjitha luftërat e brendshme nuk zgjidhen nga rregullorja parlamentare”, nënvizoi deputeti Pëllumbi.
Duke shpjeguar pretendimet e deputetëve që mbështet ish-Kryeministrin Berisha, Pëllumbi u shpreh se, “komisionet hetimore janë pak më te komplikuar ; së pari ka një ligj të veçantë si ngrihet një komision, dhe së dyti kemi 6 vendime të Gjykatës Kushtetuese e cila e normon procedurën si ngrihen komisionet. Komisionet hetimore të propozuara nga PD i mbivendosen punës së një institucioni tjetër ose objekti i hetimit është shumë i gjerë, 5 çështje bashkë, 7 çështje bashkë. Problemi që ka në këtë rast është që PD nuk ka qëllim të hetoj por të bëjë propagandën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




