Shqiprim Arifi: Pse të mos pranohej plani i shkëmbimit të territoreve? Bashkimi është ëndrra jonë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ndryshim të shpeshtë të qëndrimit të tij politik. I ftuar në emisionin  “3D” në RTSH 1, ai u shpreh se,” nuk e shoh si diçka të jashtëzakonshme sepse Albini  është ekspertë që mban një qëndrim  dhe e ndryshon më pas , kështu ka ndryshuar shumë qëndrime në 15 vitet e fundit, dhe ky nuk është i fundit”.

Në pozitat e Kryetarit të Preshevës, Arifi theksoi se, “ duke folur nga perspektiva e Preshevës për ne rezultati është shkatërruese. Me marrëveshjen e Ohorit dhe me planin për implementimin e marrëveshjes është varrosur përfundimisht referendumi ynë i 92’ që kemi shprehur vullnetin për tu bashkangjitur Republikës së Kosovës . Kjo marrëveshje, kjo formë e të qasurit politikë , e ka çuar Preshevën në një moment që mos ta shoh qasje drejtë Prishtinës sikurse e kemi pasur me dekada, por është dhe një shkatërrimi i joni përmbajtësor sepse do jetojmë nën kërcënimin e vazhdueshëm të Serbisë. 

“Unë nuk e njoh një politikan që ka bërë më shumë kompromise vitet e fundit, ka pranuar Asociacionin që e ka luftuar 10 vitet e fundit, ka pranuar që Lugina mos të përfshihet në marrëveshjen e Ohrit dhe ka hequr dorë nga reciprociteti”, theksoi ai.

Ndër të tjera Arifi tha se gjatë këtyre viteve të fundit, Kosova ka treguar jo vetëm neglizhencë por edhe një diletantizëm politik, duke pasur obligim moralo-politik për shqiptarët në anën tjetër të kufirit. Nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, në marrveshje nuk përmendet askund Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme