Shqiprim Arifi: Kam 30 vite që shoh të njëjtin Berishë, sherri në Kuvend dëmton shqiptarët

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi duke komentuar situatën politike në Shqipëri ka deklaruar në emisionin  “3D” në RTSH 1 se ka 30 vjet që sheh të njëjtin Sali Berisha.

Sipas tij, konflikti politik dhe situata si ajo që ndodhi ditën e sotme në Kuvend dëmtojnë vetëm shqiptarët.

Ai theksoi se Berisha nuk ka pse bën deklarata politike për një çështje procedurale, teksa iu referua masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme ndaj ish-kryeministrit për “detyrim paraqitje”.

Arifi nënvizoi se tashmë Shqipëria është në një moment tjetër dhe çështjet procedurale duhen zgjidhur në gjykatë.

“Jam dakord me titullin e emisionit. Për çfarë arsyeje? Për herë të parë RTSH-ja ka dalë në 1992-n në program satelitor në Gjermani. Atëherë nuk kam ditur shqip. Mbaj mend atë të cilën kam parë atëherë, Sali Berisha para mikrofonit.

Është një betejë për Berishën dhe kjo betejë zgjat 30 vite dhe kjo betejë është duke dëmtuar shqiptarët gjithandej në mënyrë kolektive në anën psikologjike.

Kur shoh Berishën duke dhënë deklarata për çështje procedurale. Jemi në një momentum tjetër, dhe të ziheni në Parlamentin shqiptar që ne e admirojmë, me njëra-tjetrin për çështje procedurale, mund të sqarohet shumë thjesht në Gjykatën Kushtetuese për ta sqaruar”, ka theksuar Arifi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme