Çuçi : Nuk duhet abuzuar me të drejtën për ngritjen e komisioneve hetimore. Opozita me skenar të pastër për prishjen e seancës

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e quajti të papranueshme dhunën e deputetit të Rithemelimit Nallbati ndaj deputetit socialist Sina.

Në një prononcim për median pas përfundimit të seancës plenare, Çuçi lajmëroi se do të merren masa me qëllim që të mos përsëriten më skena të tilla.

“Skena e sotme në seancën plenare ishte e papranueshme. Opozita ishin përgatitur për këtë skenar. Ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion.  E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar”, tha Çuçi.

Duke e vlerësuar si një skenar të qartë nga ana e opozitës për të prishur senacën plenare, kreu i Grupit Socialist në parlament, garantoi se, kjo gjë nuk do të ndodhë, dhe Parlamenti do të vazhdojë punën normalisht për të marr në shqyrtim projektligje që i shërben rrugës së shqiptarëve në BE.

I pyetur për mungesën konsensusit mes mazhorancës dhe deputetëve të rithemelimit për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe komisionit të posaçëm  për Reformën Zgjedhore, Çuçi u shpreh se, “ për ngritjen e komisioneve parlament Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh atëherë kur amendimet janë të vlefshme për të plotësuar gjithë kuadrin rregullator ligjor. Për komisionet hetimore është e drejtë e opozitës, por ashtu siç thotë Gjykata Kushtetuese  nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë dhe kjo e drejtë kufizohet në bazë të objektit për të cilin ngrihet ky komision”.

“Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Nuk është e thënë që çdo amendim qe vjen nga opozita ne duhet ta miratojmë.”, përfundon deklaratën Çuçi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme