Sherr dhe grushte në Kuvend mes deputetit të PS-së dhe atij të PD-së

Politikë | 3 vite më parë

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku janë goditur me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por ata kanë refuzuar kategorikisht duke mbledhur te foltorja.

Më pas njëri nga deputetët e opozitës, Bledion Nallbati ka shkuar drejt deputetit të PS-së, Vullnet Sina i cili ishte duke folur nga vendi të cilit i ka tërhequr mikrofonin dhe situata ka avraguar në përplasje fizike, duke u qëlluar me grushte mes tyre. Ndërkaq, Kuvendi ka marrë masa ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca.

Kjo seancë u thirr ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale duke bërë që ajo të shtyhet.

Kur seanca e parlamentit u mbyll, ish-kryeministri Sali Berisha u fut live në faqen e tij në Facebook.

Berisha: Ky është parlamenti i Edi Ramës, këta janë një bande e turpshme, që s’kanë moral, turp, turp, një mijë herë turp, histori turpi, histori horrash, asgjë s’mund të kaloni, ta keni të qartë as beteja jonë nuk ka të ndaluar, këtu do të jemi.

Bardhi: Prej javësh e keni futur kuvendin e Shqipërisë në ngërç.  Do të të marr leje ty? Veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj dhe me vendime antikushtetuese. Kurrë në historinë  e këtij parlamenti nuk ka ndodhur të votohet pa i dhënë të drejtën për të folur opozitës, kurrë në histori nuk ka ndodhur pa dhënë asnjë shpjegim pa bërë asnjë përpjekje, kurrë në histori.

Nikolla: Nuk është procedurë.

Kryemadhi: Ta mbarojë zoti Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme