Zmbrapsje nga vendimi për përjashtimin? Bardhi njofton 23 deputetët e opozitës

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi njoftoi të hënën kolegët e tij se vendimi për përjashtimin e 23 ligjvënësve nga radhët e opozitës është anuluar.

Komisioni i Etikës i përjashtoi 23 deputetët nga seanca e fundit plenare, pasi prishën rendin e ditës duke krijuar pështjellim në sallë dhe duke bllokuar punimet normale.

“Të nderuar kolegë. Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar,” njoftoi Bardhi.

Seanca e sotme parlamentare është planifikuar në orën 17:00 dhe zyrtarisht nuk është konfirmuar rikthimi i deputetëve të përjashtuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme