Basha në Koplik, viziton familjen e persekutuar nga regjimi komunist

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të turit të tij të takimeve vizitoi sot në Koplik familjen e Rexhep Currit, familje që vuajtur persekutimin e egër të diktaturës komuniste.
Basha shkruan në rrjetet sociale se është ndalur sot në një familje që ka vuajtur nga persekutimi i regjimit komunist dhe kontributorë të Partisë Demokratike, që në orët e para të krijimit të saj.
“Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaquar me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë” – shkruan Basha në rrjetet sociale.
Çdo fundjavë z. Basha zhvillon takime me familje të persekutuara nga regjimi komunist. Sipas tij, kjo është mënyra që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




