Hetimet ndaj tij, Berisha: Proces tmerrësisht politik

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe njëherë, e ka konsideruar politik procesin gjyqësorë ndaj tij, ku po hetohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në një komunikim me qytetarët në Facebook, Berisha akuzoi se kryeministrin Edi Rama për ndikim në sistemin e drejtësisë.

“Siç jeni informuar, në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit. Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane. Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Ballako, trafikantë si Saimir Tahiri, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën. Kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim”, tha Berisha.

Berishës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Kujtojmë se në seancat e zhvilluara ndaj tij në GJKKO Berisha nuk ka qenë i pranishëm, duke i konsideruar masat e sigurisë ndaj tij në shkelke të Kushtetutës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme