Rama në Bruksel, mer pjesë në forumin “Global Gateway”. Takohet me Komisionerin Varhelyi

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Brukselit për punimet e forumit “Global Gateway”mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kreu i ekzekutivit është takuar me Komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Sipas axhendës së publikuar nga Komisioni Europian, seanca plenare do të nisë në orën 13:30, ku do të flasë Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Japonisë, zv.sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Bangladeshit dhe presidenti i Senegalit.
Forumi Global Gateëay ka mbledhur së bashku përfaqësues të qeverive nga Bashkimi Evropian dhe nga e gjithë bota me sektorin privat, shoqërinë civile, mendimtarët kryesorë, institucionet financuese dhe organizatat ndërkombëtare në një ngjarje dyditore, më 25 dhe 26 tetor 2023.
Forumi ka bërë bashkë liderët për të debatuar çështjet në lidhje me investimet globale në infrastrukturë, duke përfshirë sfidat me të cilat përballet sektori publik dhe privat, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra. Ai do të fokusohet në temat:
- Tranzicioni i energjisë së gjelbër dhe hidrogjeni i gjelbër
- Edukimi dhe kërkimi
- Lëndët e para kritike
- Korridoret e transportit
- Prodhimi i produkteve shëndetësore
- Infrastruktura dixhitale
- Forumi gjithashtu do të ofrojë një platformë për të demonstruar ofrimin e Partneritetit të G7 për Infrastrukturën dhe Investimet Globale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




