Emisioni ‘3D’ në RTSH, Nesturi: Mazhoranca duket shmangu debatin politik, as Ilir Meta nuk është në Shqipëri

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, analisti Platon Nesturi, duke komentuar sjelljen e fundit të kreut të Rithemelimit të PD, Sali Berisha, tha se do të ishte një gabim që interpretimi i Kushtetutës të bëhej në rrugë mediatike apo politike.
Gjatë debatit në studio ai ka komentuar se deklaratat se gjykata dhe Rama i tremben Komisionit të Mandateve nuk është e saktë.
“Nëse dëshironi të barazoni faktin që Rama është gjykata dhe gjykata është Rama, kjo qëndron si logjikë politike, por nuk di nëse rri në aspektin juridik. Ky është një element i cili edhe mediatikisht është folur edhe në debate të ndryshme. Nuk mund të hyjë në interpretime, lidhur me bllokimin e pasaportës. Besoj se mazhoranca e shmang këtë debat. Nuk ka ende një shkresë për të diskutuar. Çdo hapje e një procesi gjyq me emër mbiemër është element që goditet opozita”, deklaroi Nesturi.
Sipas tij, as kreu i PL-së, Ilir Meta, nuk është në Shqipëri. “Natyrisht që nuk është në Shqipëri”, këmbënguli ai kur u pyet nga të pranishmit, por pa dhënë hollësi.
“Që zoti Meta nuk ndodhet në Shqipëri ky është një fakt i njohur kështu që nga facebook-u do ta bëjë opozitarizmin”, tha Platon Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




