Emisioni ‘3D’ në RTSH, Peka: Janë shkelur parimet kushtetuese për masat e dhëna nga gjykata për Berishën

Juristi Avenir Peka, vlerëson se në lidhje me masat e dhëna nga gjykata nuk është respektuar kriteri kushtetues. Sipas tij, Komisioni i Mandateve duhet të thërriste prokurorët dhe personin për të cilin është bërë kërkesa ose për të cilin është marrë masa kufizuese, gjë që s’ka ndodhur, duke përbërë edhe një shkelje të partimit kushtetues.
“Pse Prokuroria nuk e çoi në parlament për të vendosur atë masë? Përgjigja është e thjeshtë. Arsye politike. Është një dokument i shpërndarë me qëllim nga prokuroria, 200 faqe material. Unë arrita në konkluzionin që ky raport është si një vendim i formës së prerë.
U shpërndanë që gjyqi të bëhet në publik. Edi Rama nuk guxon, kështu interpretoj unë. Para se të bëhet debat ligjor të bëhet debat publik.
Debati që shtrohet është politikë nga njëra anë, por edhe debat ligjor për anën proceduriale. Ne e dimë që nëse shkon në Kuvend mazhoranca e ka shumicën dhe e voton.
Pse u shmang? Unë mendoj se mazhoranca e ka shmangur debatin politik sepse numrat i ka pasur”, theksoi Peka në emisionin ‘3D’ në RTSH.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




