Kryeparlamentarja Nikolla në SHBA, takim në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB

Gjatë qēndrimit në New York, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, zhvilloi një takim në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB.
Kryetarja Nikolla përgëzoi drejtuesit e Misionit, Përfaqësuesin e Përhershëm, Ferit Hoxha dhe Zëvëndësen, Albana Dautllari, për performancën “e shkëlqyer”, sipas saj, në pëmbushjen e misionit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme dhe Presidente e KS dhe lartësimin e prestigjit të vendit tonë si asnjëherë tjetër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




