Bardhi: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin, i pavlefshëm

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar për mediat se ata nuk e njohin vendimin e përjashtimit për 23 prej tyre.

Bardhi u shpreh se, “urdhri për përjashtimin e tyre është dhënë nga Edi Rama dhe është i pavlefshëm, ndërsa lajmëroi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të përjashtuarit, do të marrin pjesë në seancat e ardhshme dhe komisionet parlamentare”.

“Kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve. U kërkojmë këtyre që firmosin të mësojnë edhe matematikën e klasës së parë, pasi thonë se na përjashtuan për 10 ditë, kur në fakt afati del 11 ditë. Kjo tregon sa të verbër janë kur firmosin”, u shpreh ai.

Ai i bër thirrje mazhorancës dhe grupi i PS, sikurse u shpreh,  t’i kthehen arsyes dhe zbatimit të kushtetutës. Patjetër që do vijmë në seancë dhe do marrim pjesë në çdo mbledhje komisionesh. Çdo kërkesë e jona është e drejtë. Rama nuk na do në parlament, por ne do jemi në parlament”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme