Reforma Zgjedhore/ Alibeaj: Është reforma e shqiptarëve, duhet përmbushur e drejta e votës së emigrantëve

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për mediat jashtë Kuvendit, tha se opozita do të vijojë të kërkojë të përfaqësohet në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ai akuzoi maxhorancës se po tenton të pengojë opozitën, ndërsa theksoi se Reforma Zgjedhore është e drejtë e shqiptarëve “jo e partive”.

“Duhet që Komisioni i Reformës Zgjedhore ta mbushë të drejtën e shqiptarëve. Komisioni është thirrur para zgjedhjeve lokale. PD ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve që duhej të ishin në Kodin Zgjedhor. Nuk ka dhënë zgjidhje. Reforma Zgjedhore është reforma e shqiptarëve jo e partive. Çështje të tilla si listat e hapura, votat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, janë thelbësore. PD ka të gatshëm të draftuar një Kod të ri Zgjedhor. Nuk është çështje numrash në Kuvend, maxhoranca e ka treguar që nuk do zgjedhje të lira”, tha Alibeaj.

Kujtojmë se opozita kërkoi ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës zgjedhore, kërkesë që u refuzua.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme