Bllokuan seancën plenare/ PS mbledh firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës

Politikë | 3 vite më parë

Deputetë të Partisë Socialiste kanë hedhur firmat për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të opozitës të cilët bllokuan punimet e seancës plenare.

Deputeti demokrat Flamur Noka e cilësoi këtë vendim të mazhorancës sit ë turpshëm dhe i akuzoi se janë shkaku i arsyes përse Shqipëria është në gjendje të mjerueshme sot.

“A mund të quheni kolegë ju? Po turp a keni që firmosni kështu gjërash? Të zhveshur nga çdo lloj dinjiteti.

Tani me këto firma do çoj emrat tuaj për përjashtim. Bëjmë një tekst ne alla Linditë ose Ermonelë dhe vazhdojmë. Prandaj Shqipëria është në këtë pikë se janë zgjedhur këta lloj deputetësh. Fadil mos firmos se ti nuk je konsideruar kaq pa dinjitet sa këta të tjerët”, tha Noka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme