Emisioni ‘3D’ në RTSH, Nesho: Makron personalitet i rëndësishëm i Evropës, por për Kosovën gaboi

Politikë | 3 vite më parë

Ish ambasadori, Agim Nesho, ndonëse e kritikon deklaratën e presidentit francez Makron, nga ana tjetër ai vlerëson edhe vizionin e tij për Evropën dhe faktin se ai është një nga figurat më influente në arkitekturën evropiane.

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, Nesho nënvizoi se në deklaratën e Makron nuk bëhet fjalë se ishte shpullë ndaj Kurtit, pasi Evropa rrezikohet si kontinent nga Rusia.

“Rusia do që të jetë e barabartë me Evropën. Rusia nuk është një fuqi e tillë që të imponohet, ndaj projekti i saj është Veriu i Kosovës. Vuçiç luan mirë për politikën e tij, por jo në raport me interesat që kanë shqiptarët.”, tha Nesho.

Sipas tij, Tirana zyrtare ka personalizuar politikën e jashtme e cila nuk ka kohezion kombëtar.

“Jemi bërë shtojcë e politikave të Vuçiç. Makron do të ishte më i saktë nëse Rama do i thoshte konkluzionet e Samtit. Kurti ka vepruar në mënyrë të shkëlqyer, por Makron ka pozicionin e tij. Është një president me vizion për të ardhmen e Evropës, por edhe gabon. Macron e ka gabim për Kosovën”, tha Nesho.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme