Bardhi thirrje mazhorancës: Sa kohë që opozita nuk ushtron të drejtat e veta s’do lejohet as mazhoranca!

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i opozitës së djathtë Gazment Bardhi i ka bërë thirrje mazhorancës së djathtë se nëse nuk lejon opozitën të ushtrojë të drejtat e veta, grupi i tij dhe i Berishës do të pengojnë punën normale të parlamentit.

Në një dalje para mediave zoti Bardhi tha se “përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje, iniciativa të deputetëve të opozitës që nuk merren në shqyrtim nga Komisionet Parlamentare dhe kalohen në kuvend pa dhënë datë për shqyrtimin e tyre. Kërkuam komisione hetimore dhe na i kanë rrëzuar. Dua te apeloj mazhorancën që t’i rikthehet procesit normale të parlamentit” tha zoti Bardhi.  

“Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe pasojën, të pengohet funksionimi normal i parlamentit. Sa kohë që opozita nuk ushtron te drejtat e veta s’do lejohet as mazhoranca” paralajmëroi deputeti i opozitës Gazmend Bardhi.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme