Rama pret Makronin: Deri dje shqiptarët bëheshin lajm në Francë, sot luftojmë kriminalitetin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës është shndërruar në një model në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit.
Sipas tij, deri dje shqiptarët bëheshin lajm në Francë ndërsa sot dy vendet po luftojnë kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm teksa nënvizoi se 80 mijë turistë francezë kanë vizituar këtë vit Shqipërinë.
“Dua të them që sot ne kemi një të dhënë shumë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërisë dhe numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023.
80 mijë turistë francezë para disa vitesh ishte një shifër e paimagjinueshme,.
Prania e turistëve është një arsye shumë e fortë për të besuar se baza e lidhjes po fuqizohet çdo ditë nga njerëzit”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje se të dyja vendet kanë ecur nëpër një proces të vështirë në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit.
“Deri para disa vitesh Shqipëria bënte lajm në Evropë, në Francë përgjithësisht për arsye të gabuara. Sot fakti që 80 mijë francezë vijnë për pushime është një lajm për arsye më të mira.
Dua të falënderoj presidentin dhe qeverinë franceze për procesin e vështirë që ne kemi bërë së brendshmi kundër kriminalitetit dhe kundër emigracionit të paligjshëm. Niveli i bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë është kthyer një model edhe për të tjerët”, theksoi më tej Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



