Haklaj: Rezoluta Berisha-Rama për Kosovën, akti më i rëndë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj e ka konsideruar rezolutën e miratuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë si të turpshme dhe një akt i rëndë për Kosovën.
Duke folur në emisionin ‘3D’ të Alban Dudushit në Radio Televizionin Shqiptar, Haklaj ka theksuar se dakordësia e arritur mes Ramës dhe Berishës për rezolutën mbi Kosovën për sulmin serb në veri është një veprim politik që nuk e nderon as Shqipërinë dhe as Kosovën.
Sipas tij, Edi Rama ka dështuar që nga Ballkani i Hapur e deri tek kërkesa që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
“Azgan Haklaj: Ata opozitë janë, të paktën kështu duken. Por pas zgjedhjeve të 14 majit morën kullën 64 katëshe. Pas zgjedhjeve të Kukësit marrin kullën tjetër. Pas marrëveshjes që bënë me Ramën për të rrëzuar rezolutën, interpelancën me debat për qëndrimin për çështjen e Kosovës se do ta dëgjosh edhe rezolutën sepse është rezolutë e turpshme.
Sepse Rama ka dështuar me “Open Ballkan”, dështoi kur tha se “Kosova nuk është e askujt”, dështoi kur tha që “të kthehet KFOR-i në Mitrovicën e Veriut” dhe aktivizohet rezoluta 1244 dhe do të thotë të zhbëjë statusin e saj dhe pastaj kërkoi edhe konferencë ndërkombëtare”, u shpreh Haklaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




