Emisioni ‘3D’ në RTSH, Dedaj: Basha minorancë, Berisha në bunkerin e izolimit, opozita asnjë shans për të ardhur në pushtet

Kryeredaktori i ‘Liberale‘ Reldar Dedaj, në emisionin ‘3D’ në RTSH, iu përmbajt argumentit se Berisha mund të ketë shumicën, por s’ka asnjë mundësi të sjellë PD-në në pushtet.
Sipas tij, realiteti në PD është se kemi një Bashë që është minorancë dhe po rrudhet akoma më shumë dhe nga ana tjetër një Berishë që s’ka asnjë mundësi që të sjell PD-në në pushtet.
„Dinamika politike në 30 vite ka qenë surprizuese. Janë ngritur partitë politike. Sali Berisha tashmë nuk është faktor për të sjellë djathtën në pushtet. Natyrisht që ai ka shumicën e demokratëve. Ka qenë 16 vite në pushtet dhe ka mbështetës. Nuk shtrohet më pyetja se kush ka më shumë, por se kush e sjell të djathtën në pushtet.‘, theksoi Dedaj.
Sipas tij, ka vetëm retorikë dhe nuk ka akte.
„Berisha është i izoluar. Nga bunkeri nuk bëhet politikë. Berisha është në bunker. Rithemelimi mund të jetë shumicë në PD, por çështja është se ka një drejtues të izoluar përfundimisht‘, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



