Balla: Qëndrimi i Shqipërisë për Kosovën, i vetmi i duhur. Opozita po e përdor situatën për të goditur Ramën

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës në parlament, në lidhje me qëndrimin e qeverisë për situatën në Kosovë, pas sulmit nga grupi  armatosur serb më 24 shtator.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla e konsideroi qëndrimin e Shqipërisë si “të vetmin të duhur”, ndërsa akuzat i cilësoi si përpjekje politike për ta përdorur situatën kundër kryeministrit Edi Rama.

“Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përmes kryeministrit, është qëndrimi i vetëm i duhur që duhet dhe mund të mbajë Shqipëria. Në këtë sallë, nga inati i politikës së ditës, po rreken ta përdorin situatën ere të krijuar më 24 shtator para dhe pas, si një instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. U pa sot edh enë fjalën e shumicës së folësve në emër të opozitës. A thua këtyre u djeg barku për Kosovën e vatanin. Ka këtu që e kanë dëmtuar Kosovën sa herë i është dhënë mundësia Që patriotizmin e përdorin si maskë. Shqipëria e përfaqësuar nga qeveria e Edi Ramës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të popullit dhe Kosovës”, u shpreh Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme