Samiti i Procesit të Berlinit/ Presidenti Begaj tregon për RTSH-në detajet e takimit me Ramën

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj foli të martën ekskluzivisht për Radio Televizionin Shqiptar mbi pritshmëritë e samitit të 16 tetorit dhe për atë se çfarë u fol mes kreut të shtetit dhe Kryeministrit Rama një ditë më parë.

Zoti Begaj është i pari President shqiptar që do të presë në 16 tetor vizitën e punës së Presidentit francez Macron, duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme në kalendarin shtetëror të marrëdhënieve mes Francës dhe Shqipërisë.

“Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë në datën 16. Në këtë kuadër është planifikuar dhe një vizitë pune e presidentit francez për herë të parë në Shqipëri. Nuk ka asgjë konsiprative nga biseda e djeshme thjesht në lidhje me tematikën e këtyre dy ngjarjeve që besoj janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

Zhvillimi i samitit në Tiranë për nga rëndësia tregon se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në ecurinë e tyre drejt integrimit në BE. Por Shqipëria është në pol position dhe është nga të gjithë takimet me ndërkombëtarët tregon vendin e vetë të rëndësishëm dhe procesin parësor që ajo ka në integrimin dhe realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për tu bërë pjesë e BE”, u shpreh presidenti Begaj.

Në Tiranë të hënën që vjen do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit gjatë të cilit do të jenë të pranishëm edhe Presidenti Francez edhe kancelari Sholz.

Samiti i 16 tetorit në Tiranë është i pari që mbahet jashtë kufijve të Gjermanisë si vendi inisiator i këtij procesi politik dhe ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gazetare: Sonila Agostini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme