Berisha publikon videon: Atentati i dështuar ndaj Kryebashkiakut të Shëngjinit. Rama, mbrojtje publike atentatorëve

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar para mediave videon e tentativës për atentat ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit më 14 maj, Salvador Kaçaj.

Teksa e cilëson si një akt kriminal, Berisha shprehet se Kryeministri Rama në momentin e denoncimit të atentatit, u tall pasi e konsideroi si një ngjarje të pandodhur kurrë.

Ndërsa paraqet para mediave video, ish-kryeministri shprehet banda kriminale i zuri rrugën makinës me të cilën ish-kryebashkiaku po udhëtonte së bashku me shoferin dhe djalin e tij. Ishte një manovër e shoferit, ajo e cila sjhmangu atë që sot mund të ishte një krim makabër.

“Më 14 maj kam denoncuar atentatin e dështuar të organizuar nga bandat kriminale ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shëngjin, demokratit Ssalvador Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin dhe banditë të armatosur i dalin përpara për të ekzekutuar. Por një manovrim i shpejtë i shoferit e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë me një cinizëm ndaj këtij akti, sikur ishte një shpifje e Salvador Kaçit dhe s’kishte ndodhur kurrë. U desh kohë të siguronim videon e këtij akti kriminal dhe unë jam sot këtu për të paraqitur para jush videon ku tregohet qartë se si i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër. Mbrojtja publike që i bëri Rama atentatorëve. Mos u çudisni nëse vrasësit me pagesë mund të kenë qenë në sallë duke duartrokitur bosin Edi Ramën”, shprehet Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme