Tërmeti në Afganistan/ Nikolla: Lutem për mijëra jetët e humbura, emergjente ndihma ndaj popullit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllimet për njerëzit që humbën jetën nga tërmetet në Afganistan. Nikolla shprehet se mungesat në shërbimin shëndetësor dhe jetike bazë, e bëjnë më emergjente ndihmën ndaj popullit të Afganistanit në këto ditë të vështira.
“Lutem për mijëra jetët e humbura, të lënduarit, familjet që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë, si pasojë e tërmetit në Afganistan. Varfëria, mungesat në shërbimin shëndetësor dhe shërbimet jetike bazë, e bëjnë më emergjente ndihmën ndaj popullit të Afganistanit”, shprehet Nikolla.
Rreth 2 000 persona kanë vdekur, pasi disa tërmete të forta tronditën Afganistanin Perëndimor. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar ndërsa Abdul Wahid Rayan, zëdhënës i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës në Afganistan, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




