“Kosova e veriut, toka e askujt”/ Berisha: Deklarata e Ramës, skandaloze. Është peng i Vuçiqit

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama në intervistën e dhënë për “Financial Times” se veriu i Kosovës është toka e askujt.
Duke folur nga Kuvendi Berisha theksoi se “nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë”.
“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt.
Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.
Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?
Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.
Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?” , u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, Rama është peng i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj ka bërë një deklaratë të tillë.
“Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.
A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?
Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.
Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.
Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.
A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!”, theksoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




