Përplasen demokratët/ Basha: Do përballeni me vetingun politik. Bardhi: Përfitove nga kullat

Ka nisur me debate seanca plenare e Kuvendit mes demokratëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Kuvendin se nuk lexon njoftimet e PD-së, duke marrë zvarrë të drejtën e përfaqësimit dhe zërit të kësaj force politike në Parlament.
Sipas Bashës “i keni vendosur në kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave dhe non gratave”, duke adresuar akuza dhe ndaj pjesës tjetër të opozitës e cila sipas tij bashkëpunon me Edi Ramën për të sulmuar Partinë Demokratike.
“Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim të paardhur nga PD. U bë një muaj që kuy njoftim dhe vendimet e PD injorohen dhe nëpërkëmben nga ana juaj, përkundër zotimit që bëtë zyrtarisht. Ju s’keni bërë publik asnjë vendim, por merrni zvarrë p[përfaqësimin e PD-së duke vendosur sipas shefit dhe jo sipas Kushtetutës, ligjit për partitë politike, kodit zgjedhor. Fshiheni sipas një akti administrativ, sikurse është rregullorja e Kuvendit që s’ju jep të drejtë përfaqësimin dhe zërin e PD-së në këtë Kuvend.
Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, janë interpretimet tuaja të njëanshme, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar, siç e kishit në Kukës. Doni të bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Ndaj jepini fund kësaj maskarade. Është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës. I keni vendosur në kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave dhe non gratave.
Votoni vettingun politik. Nga deklarata si këto, ose prokuroria të nisë hetimet për mua, ose për shpifësit. Ndaj shpifësit gojëçorap pisët kanë çuar mbarë Shqipërisë. Natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës.
Shumë shpejt këtu do përballeni me pr.ligjin e rishikuar për vettingun politik dhe amendamentin që iu heq papërgjegjshmërinë e shpifjeve”, tha Basha.
Deklaratave të tij, iu kundërpërgjigj deputeti demokrat Gazment Bardhi i cili po ashtu akuzoi Bashën se gjatë muajve të fundit ka marrë dy kate në një prej kullave të vendosura në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit. Bardhi theksoi se akuzat e Bashës për aleanca kullash rrëzohen në momentin që konstatohet se ai vetë ka përfituar kate në kullat më të shtrenjta në kryeqytet.
“U emocionova nga aleanca e kullave. Parafolësi është i vetmi që në muajt e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Dhe kur akuzoni për aleanca kullash. Kur vjen këtu i nderuar koleg për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro një herë katet e kullave të tua, në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu.
Ja ku janë deputetët e PD-së, ti je i vetmi që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhës grupin parlamentar të Partisë që përfaqëson. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe opozitën e bën me kolegët e tu se me këtë këtu mbrapa nuk ta mban”, u shpreh Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




