Rama liron Ilir Bejtjen nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Qeveria mori vendim të enjten që, në kuadër ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozim të kryeministrit, Edi Rama, të lirojë nga detyra Ilir Bejtjen, si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës. Përgjatë karrierës së tij, Z. Bejtja ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në BE dhe në vend. Në periudhën shtator 2009 – maj 2013, ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




