PD, Basha: Inkurajoj SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar të premten pasdite takimet derë më derë, për të dëgjuar e bashkëbiseduar me qytetarët. Sipas zyrës së shtypit të PD-së, në këto takime, banorët janë ankuar për situatën ekonomike, papunësinë dhe çmimet e larta. Ata janë shprehur se duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e atyre që luftojnë për poste e karrige!
‘Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD. Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit’, tha Basha.
Zyra e shtypit e PD-së informon se qytetarët kanë mirëpritur propozimet e Partise Demokratike për listat e hapura, vetingun e politikanëve, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.




/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



