Lajcak takohet me Begajn: Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak (Lajcak) është takuar në Nju Jork me Presidentin Bajram Begaj. Me anë të një postimi në TWitter, Lajçak ka vlerësuar qëndrimet e kreut të shtetit për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.
“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin Bajram Begaj. Vlerësova qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitet të larta, mes të cilëve me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden (Joe Biden) dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar (Escobar).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




