PD prezanton Reformën Zgjedhore/ Basha: T’i japim qytetarëve një demokraci me standarte europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar Reformën Zgjedhore këtë të enjte ( 21 shtator) , ndryshime të cilat do t’i paraqesë në Kuvend për miratim.
Për Bashën, Vetingu në politikë është shumë i domosdoshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin të cilët sipas tij po shkatërrojnë vendin tonë.
“Të bashkohemi në një reformë zgjedhore që jep një demokraci të standardit evropian. Nisim me listat e hapura me të zgjedhur pa sekser në mes, ku do të garantojnë përfaqësimin e Shqipërisë nga një person që e kanë zgjedhur vetë. Faktori kryesor që rrezikon sot Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndaj është i domosdoshëm Vettingu”, tha Basha
Basha sugjeron që në zhgjedhjet e ardhshme duhet të garantohen votim dhe numërim elektronik, të zhduket herësi si dhe tu jepet e drejta për të votuar emigrantëve.
“Votimi elektronik është një mundësi për të shmangur abuzivizmin që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve që u dha si detyrë për të evidentuar qartësisht se ku ata ndodhen rezultoi një tjetër grykë shishe për të pamundësuar votimin e tyre. Emigrantët shqiptarët jashtë vendit të votojnë, të kenë zërin e vetë”, tha Basha.
Zgjedhja e presidentin nga populli dhe heqja e imunitetit parlamentar e personave politikë që janë nën hetim nga SPAK, janë dy çështje që PD kërkon të fokusohet.
“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli, kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK”, tha Basha ndërsa për miratimin e këtyre propozimeve u shpreh i hapur të bashkëpunojë me çdo aktor politik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




