Mbledhja e KS, Blinken: S‘do të lejojmë Putinin të shkruajë të ardhmen tonë, ne do ta shkruajmë vetë atë

Politikë | 3 vite më parë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që drejtohet nga Shqipëria, dhe që po kryesohet nga kryeministri, Edi Ramna, e ka marrë fjalën edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.

Në fillim të fjalës së tij, Blinken ka sjellë një shembull nga vizita e tij e zhvilluar pak ditë më parë në Ukrainë ku kishte vizituar një qytezë ukrainase 2 orë larg nga Kievi.

Qyteza ishte pushtuar në ditët e para nga rusët që shkonin derë më derë, duke kapur, ndaluar, futur në bodrume ukrainasit pa dallim moshe që nga fëmijë 6 muajsh deri në të moshuar.

“Ata i përdornin si mburoja njerëzore. Ishin aq të ngjeshur njerëzit në atë bodrum sa s’merrnin dot as frymë. Kur u bënë thirrje se s’po merrnin frymë u thanë ti linin të vdisnin. Ata kalonin orë të tëra me kufomat në atë bodrum. Kjo është ajo që ka ndodhur në një ndërtesë. Por ka shumë të tilla.”- theksoi Blinken.

Sipas tij, vetëm javët fundit Rusia ka bombarduar shtëpi, rrugë transporti për drithërat, etj.

“Kjo është një luftë, siç e deklaroi Putin, që të fshijë Ukrainën nga faqja e dheut dhe të zgjerojë perandorinë e tij. Kjo ka shkatërruar Kartën e Kombeve të Bashkuara. Rusia po kryen krime kundër njerëzimit që po ndodhin çdo ditë. Kërcënon me armë bërthamore. Po e përdor urinë si armë duke dalur nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia. Rusia po bombardon depozitimet e drithërave. Sa më e uritur bota, aq më shumë përfiton Rusia.”- theksoi Blinken.

Sipas tij, Rusia po përdor dronë nga Irani për të sulmuar Ukrainën në shkelje të të gjitha rezolutave të OKB-së.

“Edhe Koreja e Veriut është rreshtuar me Rusinë. Putin shpreson që bota ti nënshtrohet shkeljes së të drejtave të njeriut. Zelenski ka ardhur me një plan 10 pikësh për paqe. Putin me asgjë. Ne i përcjellim mesazh Rusisë, por edhe diktatorëve se do të qëndrojmë. Nuk do t’ia lemë një njeriu në dorë që të shkruajë të ardhmen tonë. Ne do ta shkruajmë vetë atë.”- deklaroi Blinken.

/rtsh.al/

  

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme