Këshilli i Sigurimit/ Shulc: Sa më të bashkuar të jemi në kundërshtinë e agresionit rus, aq më shpejt do përfundojë lufta

Politikë | 3 vite më parë

Kancelari gjerman, Olaf Shulc (Olaf Scholz), në Këshillin e Sigurimit në OKB ka bërë thirrje për qëndrim të bashkuar kundër agresionit rus dhe për mbështetje ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, Shulc dënoi vendimin e Rusisë për daljen nga marrëveshja e grurit, teksa tha se po shkakton pasiguri ushqimore dhe varfëri në të gjithë botën.

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e Rusisë se sanksionet nga vendet e perëndimit pengojnë eksportin e drithërave dhe fertilizuesve.

“Ushtarët rusë kanë vrarë, kanë përdhunuar, ndërkohë që po i bombardojnë qytete e fshatra të tëra. Është një luftë që po ndodh në Evropë, por që  pasojat e saj ndihen në mbarë botën. Rusia qëllimisht ka hequr miliona ton drithëra dhe fertilizantë në tregjet e botës që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore. Rusia po vë në shënjestër vendepozitimet e drithërave dhe strukturat portuale. Është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e Detit të Zi duke shkaktuar pasiguri ushqimore dhe varfëri në të gjithë botën, nuk ka asnjë justifikim për këtë. Çdo pretendim se sanksionet po pengojnë eksportimin e drithit dhe fertilazantë nuk ekziston është e rreme. Rusa do të vazhdojë me politikën imperialiste për të pushtuar Ukrainën. Na duhet që të flasim për zgjidhje të cilat premtojnë lehtësi vetëm në emër. Paqja pa liri është presion. Në këtë Asamble ne kemi folur shumë për paqen, nënkupton respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Sa më shumë të punojmë për paqen dhe sa më të bashkuar të jemi në kundërshtinë e agresionit rus, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”, u shpreh Shulc.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme