Zgjedhjet në Kukës/ PD-ja zyrtare merr vendimin, nuk do të nxjerrë kandidat

Partia Demokratike zyrtare ka vendosur të mos nxjerrë kandidat në zgjedhjet bashkiake që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Ka qenë dega e PD-së në Kukës, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se vendimi u mor pas diskutimeve dhe konsultimeve me strukturat drejtuese të partisë.
Në njoftimin e saj, dega e PD-së në Kukës sqaroi se shkak për mosnxjerrjen e një kandidati ishte koha e pamjaftueshme për të riorganizuar degën për zgjedhjet dhe pasojat e frymës së konfliktit të ndezur mes demokratëve.
Gjithashtu në reagimin e saj, Partia Demokratike zyrtare ka gjykuar se është koha që të fokusohet te ringritja e partisë, pasi sipas saj interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim është rrëzimi i qeverisë.
PD-ja zyrtare kishte kohë deri më 8 shtator në darkë për të vendosur nëse do të nxirrte kandidat apo jo, por që mesa duket mori vendimin për të mos hyrë në garë.
Gazetare Jonila Sakajeva
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




