Balla takon Sorekën, Samiti i Procesit të Berlinit, siguria dhe lufta kundër krimit në qendër të bashkëbisedimit

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi të premten një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luixhi Soreka (Luigi Soreca). Krahas temave të tjera, në qendër të bashkëbisedimit mes Ballës dhe Sorekës ka qenë edhe takimi i ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, që do të jetë paradhoma e Samitit të krerëve të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

Tema të tjera kanë qenë edhe bashkëpunimi i vendit tonë me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, apo luftën kundër krimit të organizuar.

“Javën e ardhshme mirëpresim në Tiranë ministrat e brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi i Ministrave të Brendshëm paraprin Samitin e Tiranës dhe synon thellimin e bashkëpunimit, integrimit rajonal dhe pëshpejtimin integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Me Ambasadorin Luigi Soreca, të Ngarkuarin me Punë ad interim, i saporikthyer në Tiranë, diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen e nevojshme në kuadër të programeve IPA.”- shkruan Balla në rrjetin e tij social Facebook.  

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme