Basha mbledh Kryesinë/ Të shtunën PD zgjedh strukturat e reja drejtuese

Lulëzim Basha thërret të shtunën Këshillin Kombëtar të sapo dalë nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator. Burimet zyrtare i thanë RTSH-së së Këshilli i të shtunës do të zgjedhë strukturat e reja drejtuese, mes tyre edhe nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e re.
Kjo është lista e kryesisë aktuale që drejtohet nga Basha dhe që do të rifreskohet të shtunën, por gjasat janë që shumë prej tyre të ruajnë pozicionet.
(Kryesia e vjetër)
- Lulzim Basha
- Arbi Agalliu
- Mirela Karabina
- Taulant Zeneli
- Endri Hasa
- Kreshnik Collaku
- Roland Bejko
- Gentian Gaba
- Fitim Zekthi
- Indrit Sefa
- Gazmend Koduzi
- Xhemal Gjunkshi
- Taulanda Jupi
- Orjola Pampuri
- Agron Kapllanaj
- Jemin Gjana
- Merita Bakiu
- Enkelejd Alibeaj
- Flutura Açka
Mbledhja e Këshillit do të paraprihet nga takimi i Kryesisë se vjetër që do të shqyrtojë edhe nëse PD zyrtare do të ketë kandidat për zgjedhjet e 24 Shtatorit në Kukës.
Me vendim të KQZ partia e zotit Basha është regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë lokale elektorale, e para pas rizgjedhjes së tij në 29 korrik.
Gazetare Sonila Agostini
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




