Gjermania: Shqipëria rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore

Gjermania i ka uruar Shqipërisë suksese me rastin e fillimit të presidencës së dytë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada gjermane në Tiranë thekson se, Shqipëria merr këtë muaj një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore.
“Falënderojmë Shqipërinë për angazhimin e përkushtuar dhe të përgjegjshëm ndaj vlerave të Kombeve të Bashkuara dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes , zgjidhjes së konflikteve dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut në nivel global”, thuhet në postim.
“Kjo është më e rëndësishme se kurrë në kohën e luftës së agresionit rus ndaj Ukrainës”, përfundon statusi i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




