Papa Leoni XIV-të rikthehet “në shtëpi”, pritje madhështore në Peru
Ndërsa vijon turin e tij në Amerikën e Jugut, Papa Leoni i XIV-të ndalesën e fundit e bëri në Çiklajo. Qyteti në Peru ka një domethënie të veçantë për kreun e Kishës Katolike, pasi ai shërbeu për 8 vite si ipeshkëv i saj në periudhën 2015- 2023, ndërsa vet Perunë, ku shërbeu për rreth 20 vite si misionar, Ati i Shenjtë e ka cilësuar si atdheun e tij.
“Ai nuk ka na ka harruar. Ne kemi vërtet nevojë për bekimin e tij”- deklaruan qytetarët duke theksuar lidhjen e veçantë të Papës me banorët e Chiclayos. Vizita në Peru ka regjistruar pjesëmarrjen më të madhe të besimtarëve gjatë papatit të tij 18-mujor, pasi rreth 3 milionë persona u mblodhën në Lima, kur Kreu i Kishës Katolike mbërriti në atë vend nga Argjentina.
Ndërsa qëndrimi i tij në Chiclayo mbyllet të dielën, Leoni XIV-të do të marrë pjesë në disa aktivitete, mes tyre edhe një darkë private me priftërinjtë që dikur shërbenin nën drejtimin e tij. Një ditë më parë nga kryeqyteti i Perusë, papa amerikan paralajmëroi se po shqyrton ndryshimin e mënyrës se si Kisha Katolike i trajton viktimat e abuzimit seksual, duke i dëgjuar, zbardhur të vërtetën dhe krijuar mundësi për shërim dhe për të garantuar mjedise të sigurta.
Në Lima ai u takua me disa prej viktimave të abuzimit nga klerikët katolikë. Takimi në Peru është i dyti që Papa zhvilloi me viktima të abuzimit gjatë vizitës së tij 12-ditore në Amerikën e Jugut. Më herët, në Buenos Aires, ai u takuar me pesë prej tyre.
Pavarësisht turneut intensiv, Ati i Shenjtë është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore, duke përshëndetur turmat nga automjeti papnor i hapur. Ai këndoi himnin e atij vendi dhe surprizoi besimtarët me dalje të papritura në ballkonin e përfaqësisë së Vatikanit në Lima.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




