Xhaçka: Mirëpresim bizneset kanadeze. Joly: Mbështesim integrimin europian të Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashme, Olta Xhaçka është takuar me homologen e saj të Kanadasë, Melani Xholi (Melanie Joly). Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka u shpreh se thellimi i marrëdhënieve mes Kanadasë dhe Shqipërisë dhe eksplorimi i potencialeve të reja ishin kryefjalë e bisedës me homologen e saj kanadeze.
“Thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të eksploruar potenciale të reja për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve kanë njohur rritje. Roli i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur dukshëm.
Mundësitë për të rritur investimet kanadeze në Shqipëri, në energji, minera, menaxhimi i burime ujore, të drejtat e njeriut, shkenca arsimi, në fokus të bisedës sonë,” u shpreh ministrja.
Në fjalën e saj, Xhaçka ka vlerësuar rëndësinë e riaktivizimit të fondit kanadez për iniciativat lokale, ndërsa e ka garantuar homologen Xholi se Shqipëria mirëpret një përfshirje më intensive të bizneseve kanadeze në ekonominë e saj.
“Vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të fondit kanadez për iniciativat lokale. I shpreha mirënjohjen për miratimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore mes dy vendeve, një zhvillim i rëndësishëm dhe kërkesë e bashkëkombësave tanë që formojnë një komunitet të qenësishëm në Kanada. Bashkëndamë vlerësime dhe qëndrime të njëjta për agresionin rus në Ukrainë.
E garantova kolegen se Shqipëria mirëpret një përfshirje më intensive të bizneseve kanadeze në ekonominë e saj.
Dua të theksoj se, intensifikimi i vizitave nuk është rastësi. Përkushtimi ndaj vlerave përbën themelet që të dimë të hapim një faqe të re si dy vende mike dhe partnere”, tha Xhaçka.
Nga ana e saj, ministrja Xholi ka shprehur mbështetjen e Kanadasë për integrimin europian të Shqipërisë. Sipas saj, Shqipëria meriton të jetë në BE.
“Aderimi juaj në BE. Ne jemi miq si me Shqipërinë dhe BE. E ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria është në rrugën e drejtë”, tha ajo.
Intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, mbrojtja e investimeve dhe taksimi i dyfishtë kanë qenë në fokus të bisedës mes dy ministreve.
“Kënaqësi e madhe dhe jam e lumtur që erdha në Shqipëri. Ne kishim mundësi, kemi punuar së bashku nëpërmjet këtij forumi të ministreve femra.
Puna që po bën tashmë Olta dhe Kryeministrin Rama në këshillin e sigurisë, muaj i rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar sepse do jetë java e nivelit të lartë por kjo është dhe muaji i Shqipërisë.
Urime dhe fat të mbarë. Marrëdhënia mes dy vendeve tona është e fortë dhe bazohet te respekti. Ne festuam 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndonëse marrëdhëniet tona janë të mbështetura nga dhjetëra-mijëra shqiptarë që janë në Kanada.
Kjo vizitë është mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit.
Kuadri-social shoqëror hyri në fuqi për të vlerësuar njerëzit që kanë punuar në ato vende. Po punojmë dhe për një çështje të afërt për kanadezët për iniciativa të përbashkëta duke përfshirë dhe mbrojtjen e emigrantëve.
Kjo do jetë vetëm fillimi. Ne do të fillojmë negocimin për mbrojtjen e investimeve, për një marrëveshje të rëndësishme për bizneset kanadeze që të punojnë këtu.
Taksimi i dyfishtë do jetë një tjetër marrëveshje që do nisim ta negociojmë”, tha Joly.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




