Berisha mbledh grupin parlamentar: Do jemi në Parlament, Rama po shkelmon vlerat europiane

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte grupin e tij parlamentar. Në nisje të fjalës së tij, Berisha deklaroi se ndonëse prezenca e tij dhe deputetëve demokratë në Parlament do të jetë e vështirë, ata do jenë aty për të përmbushur detyrimet ndaj zgjedhësve.

“Të drejtat e deputetëve shkelmohen çdo orë. Parlamenti është totalisht në funksion të regjimit të Edi Ramës, vjedhjes, drogës.

Ulja në atë sallë është shumë e vështirë, por detyrimet ndaj zgjedhësve na detyrojnë jo vetëm të ulemi, por të shumëfishojnë përkushtimin tonë.

Edi Rama është turpi i Shqipërisë, i shqiptarëve.

Çdo ditë që kalon është mbulim turpi për ne”, tha Berisha. Ky i fundit u ndal më tej te marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe arrestimin e Fredi Belerit.

Sipas Berishës, Rama po shkelmon vlerat europiane dhe kërkoi që Beleri të mos betohej si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.

“I vetmi kryeministër në rajon që refuzohet nga dy kryeministra të vendeve fqinje.

ai është i zbërthyer, i lidhur me krimin, drogën, vjedhjen. Nuk u prit në Athinë, sepse Samiti ishte për vlerat europiane, për një deklaratë historike, e cila përbën dokumentin legal të perspektivës europiane të vendeve të rajonit me kusht që t’u përmbahen vlerave europiane.

Ky i shkelmon këto vlera dhe thotë se : policia ime e pavarur dhe drejtësia ime e pavarur më thonë këto gjë, mbaj në burg Fredi Belerin, absolutisht si i burgosur politik, që të mbarojë afati 90-ditësh dhe të mos betohet si kryetar i bashkisë së Himarës.

Kini kujdes, ky nacionalizëm është strofulla e turpit, streha e fundit e horrave”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme