Balluku takohet me Escobarin në Uashington: I gatshëm të ndihmojë për zgjidhjen e krizave në Ballkan

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me të Dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar ku kanë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi për rajonin.
Duke iu referuar situatës në veri të Kosovës, Balluku shkruan se ka diskutuar me Escobarin mbi rolin e kryeministrit Rama për këtë çështje, i cili së fundmi ndërmori edhe një tur ballkanik, duke mos u takuar vetëm me kryeministrin Albin Kurti.
“Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare”, shkruan Balluku.
Sipas Ballukut, Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit të Ballkanit ndërs shton se ai është i gatshëm që së bashku me skuadrën e tij të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.
“Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor.
E sigurova që Qeveria 🇦🇱Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, përfundon Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




