Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, i pranishëm në takimin mes Ramës dhe Osmanit

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, mësohet se është i pranishëm në takimin që kryeministri, Rama, po zhvillon me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Makina e tij është parë duke qëndruar përpara godinës së presidencës kosovare, krahas makinës me të cilën po udhëton kryeministri, Edi Rama, si dhe makinave të delegacionit që po e shoqëron kreun e qeverisë shqiptare.

Nuk dihet nëse prania e ambasadorit të SHBA ka qenë e planifikuar më parë, apo ka qenë një zhvillim i minutave të fundit.

Gjithësesi, prania e ambasadorit amerikan në këtë takim, duket se është shprehje gjithnjë në rritje e shqetësimit të qeverisë së SHBA-së, për situatën në veri të Kosovës. Kjo situatë pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve mes Ramës dhe Osmanit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme