Balla: Pr.ligji për studentët e mjekësisë, më 20 korrik kthehet në ligj

“Projektligji për Studentët e Mjekësisë do të kthehet në ligj më 20 korrik”, ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili nga foltorja u shpreh se me paratë e taskapaguesve shqiptarë do të prodhohen mjekë për Shqipërinë dhe jo për Gjermaninë. Gjatë debateve në lidhje me vendimin e qeverisë, Balla garantoi se qeveria ka për qëllim garantimin e shëndetit publik të banorëve dhe kjo sipas tij, bëhet e mundur me këtë ligj.
“Me paratë e taksapaguesve shqiptar duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë, jo për Gjermaninë.
Interesi ynë publik është kjo. Ky pr.ligj do kthehet në ligj më 20 korrik sipas vendimmarrjes dhe unë ende besoj e shpresoj se mes deputetëve të opozitës të ketë syresh që të mos bjerë pre e kësaj maskarade.
Ka plot vende të tjera që e ka sanksionuar këtë që po bëjmë ne. Po, do të shkosh, do paguash diferencën, do paguash shërbimin publik. Ka diferencë se çfarë harxhohet nga paratë publike për një student, krahasuar me shkenca të tjera.
Prandaj, një herë të vetme, është rasti më i mirë që në këtë krah të sallës, minimalisht të mos bini pre e një keqinformimi dhe maksimalisht e një budallëku”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




