Lirimi i 3 policëve/ Begaj: Uroj kthim sa më të shpejtë të palëve në tryezën e dialogut

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Begaj uron kthim sa më të shpejte dhe efektiv të Kosovës e Serbisë në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.

Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, shkruan Begaj në Twitter.

Tre policët e Kosovës të arrestuar nga Serbia, e të liruar këtë të hënë, janë kthyer në Merdare.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme