Tensionet në Kosovë/ Nesturi: Kriza që po krijohet me ndërkombëtarët kërkon zgjidhje urgjente

Politikë | 3 vite më parë

Kosova vijon të përballet me tensione të shumta në veri në vendit, ndërsa në një klimë aspak pozitive janë edhe marrëdhëniet e qeverisë me ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, opinionisti Plator Nesturi e vuri theksin pikërisht te tensionimi i këtyre marrëdhënieve, ndërsa theksoi se nevojitet zgjidhje urgjente.

Sipas Nesturit, Kurti ka bërë veprime të nxituara dhe pa u koordinuar me ndërkombëtarët, ndërsa planin e tij me 5 pika që i paraqiti BE, e konsideroi të vonuar dhe të pamjaftueshëm.

“Mënyra e menaxhimit të mëtejshëm të situatës të Kurtit, që kemi të bëjmë edhe me mos krijimin e zonave konfliktuale që nuk shkon në interes të faktorit ndërkombëtar. Procesi që ka nisur me bisedimet Kosovë-Serbi, kërkon një shtresë që të ecet përpara dhe këto situata krijojnë gropa apo malore që e bëjnë të pamundur ecjen përpara. Nuk duhej të bëheshin veprime të nxituar apa u konsultuar me ndërkombëtarët. Ajo që i ka nervozuar ndërkombëtarët është ky mos koordinim, aq më tepër që është rast i përsëritur i Kurtit që herë pas here ka krijuar incidente që kanë qenë të pavlera. Problemi i Asociacionit është problemi kryesor në këtë mes, nuk është se kush do futet te ato zyra, ku është një element jo shumë i rëndësishëm, çështja është si avancon. Nëse Kurti do reagonte më shpejt, ky lloj tensioni nuk do ishte. Plani me 5 pika ishte i vonuar dhe i pamjaftueshëm. Për ta zgjidhur këtë krizë që ekziston, jo me Serbin, por që po bëhet në raport me ndërkombëtarët, është element që kërkon zgjidhje urgjente. Sa më shumë vonohet, aq më shumë mund të shtohen kushtet që mund të jenë të pakëndshme për Kosovën”, tha Nesturi.

BE dhe SHBA i kanë bërë thirrje Kurtit që të marrë masa për të ç’tensionuar situatën, duke paralajmëruar për pasoja në rast se nuk ndërmerren hapat e duhur. Shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrel, teksa i ktheu Kurtit përgjigje në lidhje me planin e tij me 5 pika, i kërkoi që të ndjekë rrugën e propozuar prej tyre për të zgjidhur krizën. Borrell bëri të qartë se dështimi në de-përshkallëzimin e situatës do të sjellë pasoja negative për Kosovën, duke paralajmëruar se Shtetet Anëtare të BE janë informuar për masat dhe se do t’i komunikojnë ato publikisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme